Ambasadori turk: Ndërtimi i aeroportit në Vlorë fillon brenda vitit
Ambasadori turk në Tiranë, Ahmet Joruk, ka Vlora bëri me dije se këtë vit nis ndërtimi për aeroportin në qytetin bredgetar. Ambasadori turk ka nisur një tur dy ditor në jug të Shqipërisë, dhe kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për raportet miqësore shumë të hershme mes dy popujve, atij shqiptar dhe atij turk, por dhe për investimet e pritshme në Vlorë, duke u ndalur te projekti i aeroportit të qytetit jugor.
”Vetëm në fazën e parë të punimeve për aeroportin, do të punësohen rreth 1000 persona, ndërsa negociatat kanë mbetur thjesht në diskutimet në nivel teknik”, deklaroi diplomati turk. Sipas ambasadorit Joruk, konsorciumi që ka marrë përsipër ndërtimin e aeroportit të Vlorës, aktualisht është në ndërtimin e aeroportit të tretë në Turqi, i cili pritet të operojë me 200 milionë udhëtarë në vit.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve, ambasadori Joruk konfirmoi nisjen e fazës së parë të aeroportit të Vlorës, brenda vitit 2018, ndërsa premtoi hartimin e projekteve të tjera për Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

