Ambasadorja amerikane takon Majlinda Bregun: SHBA pro nismës së Ballkanit

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu. Kim ka postuar një foto në Twitter nga takimi, ndërsa shkruan se diskutuan për integrimin rajonal brenda Ballkanit dhe midis Ballkanit dhe BE-së.

“Patëm një diskutim të mirë me Majlinda Bregun rreth integrimit rajonal brenda Ballkanit dhe midis Ballkanit dhe BE-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve brenda WB6” shkruan Yuri Kim.

SHKARKO APP