Ambasadorja çeke nga Valbona: Vrasja e turistëve çekë, rast i izoluar

“Vrasjen e dy turistëve çekë në Prekal të Shkodrës është një rast i izoluar i cili nuk ka pse të njollosëkurrsesi mikpritjen dhe bujarinë e shqiptarëve, kryesisht atyre në veri që të presin me zemër”. 

Kështu u shpreh nga Valbona ambasadorja çeke në Shqipëri, Bronislava Tomasova, e cila njëherazi vlerësoj bukuritë e veriut shqiptar si unike në mbarë boten.

“Mua më pëlqen shume veriu i Shqipërisë. Njerëzit e këtyre anëve janë shumë zemërgjerë. Shpesh unë jam ftuar nga njerëzit e këtyre anëve në shtëpitë e tyre dhe aty unë kam kuptuar ngrohtësinë dhe dashurin e këtyre njerëzve për ne. Pas vrasjes se dy turistëve çek para disa javëve udhëtimi këtu ka dhe një rëndësi tjetër. Kjo tragjedi është një rast i veçuar dhe nuk ka lidhje fare me natyrën e njerëzve këtu, të cilët janë të mirë dhe mikpritës” është shprehur Tomasova.

Diplomatja çeke i bëri këto komente teksa ishte e ftuar në kuadër të veprimtarive të shoqatës së alpinistëve vullnetar Dajti Alpino turistik, e cila zhvillon një ngitje alpinistike në nderim të dy turistëve çekë, të cilët u vranë pabesisht disa javë më parë, ndërkohë që u kujtuan dhe alpinistët që nuk jetojnë më Maringlen Laçi, Ilir Çopani dhe Pëllumb Llabonishti.

 

SHKARKO APP