Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim pret më shumë investitorë amerikanë në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka apeluar sërish për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Për të qenë e qartë në adresimin e mesazhit të saj dhe për të shmangur keqkuptimet, ajo nuk hezitoi të përsërisë dy herë thirrjen e saj. ”Të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcohet dhe të përmirësojë integritetin e tij në mënyrë që investimet e huaja direkte kuptimplota të vijnë në vend”,- tha Kim. Diplomatja amerikane tha se vendi jonë ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe biznesi amerikane duhet të kapë mundësinë për të jenë këtu.

”Shqipëria ka një qasje të jashtëzakonshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si pikë hyrëse në Europë.Harta që keni parë disa herë në ekran është aq e qarë sa drita e diellit se pse ka vlerë Shqipëria. Kostoja e punës është e arritshme për modelet e biznesit, popullësia është e re, e shkathët dhe energjike. Shqiptarët kanë disa nga aftësitë më të mira gjuhësore se çdo popull që kam hasur kudo në botë, janë të vendosur, janë punëtorë dhe mikpritës. Ky është një terren pjellor për sukses dhe rritje dhe ne duhet të punojmë së bashku për të kapur mundësitë tani për përmirësimin e Shqipërisë dhe për të siguruar më shumë mundësi për të rinjtë e talentuar shqiptarë.Me siguri ka shumë punë për të bërë por komuniteti i biznesit përmes Dhomës Amerikane duhet të punojë që të ndikojë te politikëbërësit për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit. Përmes këtij fokusi që e kemi të përbashkët kam besim që në 20 vitet e ardhshme Dhoma Amerikane e Tregtisë do të mund të eklipsojë 20 vitet e mëparshme”,- theksoi diplomatja amerikane.

Duke e vlerësuar si gur themeli në marrëdhëniet ekonomike kontratën me firmën amerikane Bektel për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës, Kim tha se shpreson që ky hap i parë do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri.

“Siç e dini tri prioritetet e mia SHBA-Shqipëri janë demokraci, mbrojtje dhe biznes. Kam dëgjuar nga disa prej jush që jam ambasadorja e parë që thekson biznesin dhe kjo më bën krenare. Është koha të rrisim mundësitë të punojmë së bashku që të prodhojmë begati për të dy palët. Tashmë fillon puna se duhet ta shndërrojmë këtë në realite. Shpresoj që kjo do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri, nuk mund të kënaqemi vetëm me një hap të parë. Duhet të ecim pëerpara në një mënyrë të përkushtuar dhe angazhuar së bashku me Dhomën Amerikane.Kur të shihni mundësinë për të rritur tregtinë mes dy vendeve tona shpresoj ta kapni atë, qofë në shpërndarjen e produkteve amerikane në Shqipëri, eksportimi i produkteve shqiptare në SHBA, marketingu për turistë amerikane, nxitja e inovacionit në të ardhmen me teknologjinë amerikane ndihmon në forcimin e mëtejshëm të lidhjes mes vendeve tona. Që kur kam ardhur në janar kam qenë dëshmitare e sfidave me të cilat përballet komiteti i biznesit dhe investitorët e huaj”,- tha më tej Kim.

SHKARKO APP