Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takon Hajdarin: Diskutuan vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e Reformës Zgjedhore

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim ka takuar sot deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, të cilën e ka përgëzuar për vendimin e saj për të mbështetur marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për reformën zgjedhore, “në mënyrë që Shqipëria të arrinte kushtet paraprake të Bashkimit Europian”.

U takova me Rudina Hajdarin për të diskutuar udhëheqjen e saj të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane dhe vendimin e saj strategjik për të mbështetur 6/5 marrëveshjen e Reformës Zgjedhore në mënyrë që Shqipëria të përmbushë parakushtet. Unë e respektoj luftën e saj parimore për më shumë duke mbajtur në mendje një figurë të madhe”-shkruan ambasadorja Kim.

Ndërsa deputetja Rudina Hajdari, në një publikim në Facebook shprehet: “Faleminderit Ambasadës së SHBA për mbështetjen tuaj në luftën tonë për forcimin e demokracisë në Shqipëri duke pësuar ndryshime thelbësore zgjedhore, që ndihmojnë në rrugën tonë evropiane dhe përgjigjen në atë që kërkon dhe pret shoqëria nga ne”.

SHKARKO APP