Ambasadorja e Suedisë: Duhet besim në reformën në drejtësi! Është unike në rajon dhe botë

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad në një intervistë për emisionin “PASSPORT” të gazetarit Arbër Hitaj në SCAN tha se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme të ketë besimin e qytetarëve, biznesit dhe institucioneve. Ajo e konsideroi këtë reformë si shumë të rëndësishme por edhe ndër me uniket në rajon dhe në botë, prandaj besimi është një element i rëndësishëm. Duke folur për situatën politike ajo tha se duhet që palët të punojnë së bashku dhe te dialogojnë për të mirën e vendit dhe për të plotësuar reformat.

Intervista

Një ditë më parë kemi patur një vizitë të nivelit të lartë të Ministres së Jashtme Ane Linde, ku pati vizita të nivelit të lartë me politikanë dhe jo vetëm. Ç’mund të themi në lidhje me disa nga mesazhet kryesore që u përcollën në këto takime?

Ishte një vizitë shumë e rëndësishme për ne që përfaqësojmë Suedinë këtu. Me rëndësi ishte edhe për Ministren e jashtëme që erdhi këtu dhe tregoi mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të vijuar punën për të bërë reformat e duhura dhe ky ishte një nga mesazhet kryesore. Ne e kuptojmë zhgënjimin tuaj si Shqipëri, por jemi këtu për t’ju mbështetur dhe të vijojmë ta bëjmë këtë inkurajim që ju të jeni pjesë e BE-së, dhe ky ishte një nga mesazhet kryesore të Ministres. Gjatë takimeve të nivelit të lartë me Ministrin e Jashtëm, Kryeministrin, Kreun e Opozitës ajo theksoi që duhet të vijohet puna me reformat. Gjithashtu Ministrja dha gjithashtu disa shembuj të bashkëpunimit me Agjencinë Suedeze të Bashkëpunimit, ku ne po japim shumë mbështetje në disa fusha të shoqërisë shqiptare.

A keni një koment për reformën në Drejtësi dhe në veçanti për diskutime e fundit që lidhen me emërimin e disa anetarëve të Gjykatës Kushtetuese? Ka ngjallur shume debate.

Ajo që mund të them që doli edhe gjatë vizitës së Ministres tonë të Jashtëme Ane Linde, ishte fokusi i veçantë që ju kushtua reformës në Drejtësi, që tregon angazhimin tonë. Kjo është shumë e rëndësishme në rrugën tuaj drejt BE-së. Unë nuk mund të komentoj detaje por besoj se përshtypjet që Ministrja Linde mori me vete në Suedi, është se kjo është një reformë shumë ambicioze. Ne nuk kemi parë një reformë në tillë më parë në rajon, por ndoshta edhe në botë. Ajo u impresionua, por besoj se është një rrugë me shumë sfida që do kërkojë kohë. Një pyetje që u ngrit është si të ruhet besimi, sepse një nga qëllimet e reformës është si të ruhet besimi në opinion, për biznesin dhe vetë institucionet. Reforma po ushtron shumë presion ndaj sistemit, sepse po bëhet vettingu për gjyqtarët, nuk janë burime njerëzore të mjaftueshme etj. Kjo ishte një nga pyetjet e saj kryesore për besimin. Si e ushtroni aktivitetin për ta ruajtur besimin. Nuk e di a mori përgjigje, por kjo ishte një nga shqetësimet e saj, dhe kjo është normale në këtë reformë.

Kam një pyetje tjetër, ju përmendet gjatë përgjigjes tuaj të parë, aspekte që lidhen me hapjen e negociatave, une dua tju pyes për një propozim të fundit të ardhur nga Presidenti Francez Emanuel Macron, për reformimin e BE-së dhe një qasje ndryshe ndaj Ballkanit Perëndimor? A keni një koment për këtë?

Kjo çështje gjithashtu u ngrit si shqetësim gjatë vizitës së Ministres së Jashtme, dhe reagimi jonë është që nuk mund të shkojmë në detaje të propozimit francez, pasi ende nuk e kemi parë gjithë draftin. Do të kemi një koment në kohën kur ta njohim mirë këtë propozim, sepse rrugëtimi drejt BE-së është i gjatë dhe ka disa ndalesa për të monitoruar progresin. Por për momentin nuk kemi një qëndrim.  Unë do të dëshiroja të shtoja, disa elemente të tjera nga vizita e Ministres së Jashtëme, një prej tyre është barazia gjinore. Për ne si shtet është shumë e rëndësishme, duke qenë se jemi një qeveri feminist. Gjatë takimit më kryeministri, Ministrja e Jashtme dhe zoti Rama folën për barazinë gjinore, dhe sa e rëndësishme është që te këtë barazi gjinore në qeveri, një çështje që për Suedinë është shumë e rëndësishme. Ministrja e vlerësoj Shqipërinë, për arritjen e madhe të barazisë gjinore brenda partive politikë dhe jo vetëm. Gjithashtu ministrja zhvilloj një takim me komunitetin LGBT dhe shoqërinë Civile, një takim i rëndësishëm ku Suedia tregon mbështetjen për shoqërinë civile dhe komunitetin LGBT. Këto janë elemente shumë të rëndësishme edhe në rrugën tuaj drejt BE-së për të patur shoqëri civile dhe shoqëri të hapur. Në fund një nga temat, e fundit që u diskutua ishte që partitë politike duhet të punojnë bashkë. Ministrja përdori shembullin suedez, se si mazhoranca dhe partitë opozitare punuan bashkë për të bashkuar dhe çuar përpara procesin e integrimit. Besoj se ky ishte një tjetër mesazh ndaj Shqipërisë, që duhet të uleni dhe punoni sëbashku për objektivin madhor, integrimin në BE.

SHKARKO APP