Ambasadorja greke tregon se çfarë ndodh nëse Fredi Belerin nuk e shohim në zyrën e kryetarit

Nga Himara ku këtë të martë u mblodh Këshilli Bashkiak por mungoi kryetari pasi është në burg, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Kostandina Kamitci tha se kjo çështje është goditje për shtetin e së drejtës dhe se do ta çojmë deri në fund.

”Mungesa sot, nga mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Himarë, e Kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike Fredi Beleri, përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë.

Do të ishte regres i madh në përpjekjet reformuese të Shqipërisë në fushën e shtetit të së drejtës, të humbasë të drejtën e kryerjes së detyrave të tij një kryetar bashkie i zgjedhur në mënyrë demokratike, ndaj të cilit as nuk rëndojnë akuza dhe i cili nuk është gjykuar dhe dënuar. BE është mbi të gjitha komunitet parimesh, parime të cilat do të duhet të zbatojë çdo vend që dëshiron të bëhet anëtar i tij”, tha ambasadorja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?