Ambasadorja Kim kalon fundjavën në Dhërmi: E mrekullueshme të admirosh bukuritë e këtij vendi
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, vijon që të promovojë turizmin në vendin tonë, teksa shkon në vende të ndryshme dhe ndan eksperiencat e saj.
Së fundmi, Kim ka vizituar Dhërmiun, dhe ka zhvilluar takime me qytetarët. Diplomatja amerikane Yuri Kim ka postuar disa foto në Instagram, ku shihet me një fëmijë në krahë, më pas duke zhvilluar një bisedë me disa të moshuar dhe të rinj.
‘E mrekullushme të shohësh miq të vjetër, të bësh miq të rinj, të flasësh për familjet tona dhe të qeshim së bashku, dhe të admirosh bukuritë e Dhërmiut,” shkruan ambasadorja në postimin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

