Ambasadorja Kim: Shqipëria këtë javë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e Kushtetueses

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dërgimit për miratim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në Kuvend, të kandidatit Altin Binaj për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja thotë se Shqipëria këtë javë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionalitetit e Gjykatës Kushtetuese

“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Yuri Kim.

SHKARKO APP