Ambasadorja në Belgjikë: Nuk ka shqiptarë të lënduar nga shpërthimet

Ambasadorja e Shqipërisë në Belgjikë ka garantuar se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga shpërthimet terroriste që tronditën Brukselin këtë mëngjes në disa shpërthime në aeroport dhe metro, ku njerëzit kanë qenë të shumtë.

Në një lidhje telefonike për Report TV, kryediplomatja shqiptare Suela Janina tha se ambasada është në gatishmëri dhe ka vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve që mund të jenë të interesuar për shëndetin e familjarëve të tyre që jetojnë në Belgjik. Numri është ++32 (0) 488950217.

“Interesin kryesor e kemi pasur për të qenë në gatishmëri dhe pranë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi shkuar në qendrën e emergjencave, jemi lidhur me ta dhe nuk mund të konfirmojmë për momentin që ka viktima me shtetësi shqiptare. Por situata është në ndjekje akoma dhe autoritetet belge po punojnë për të identifikuar viktimat. Të gjithë shtetasit shqiptarë të komunikojnë me ambasadën, ne jemi në gatishmëri me gjithë personelin”, – u shpreh ajo

SHKARKO APP