Ambasadorja Schütz: Situata ekonomike është përkeqësuar

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka vlerësuar situatën ekonomike në vendin tonë. Pas një anketimi vjetor të Dhomës Gjermane të Tregtisë, Schütz është shprehur se situata ekonomike është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë. Ambasadorja tha se më shumë se 50% e bizneseve e vlerësojë më keq situatën ekonomike

“Anketimi vjetor i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri është një matës i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sipërmarrjeve anëtare të DIHA dhe tregojnë si e vleresojnë ata klimën e biznesit. Në tërësi, për fat të keq këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës ekonomike. Pritshmëritë ekonomike të sipërmarrjeve janë trazuar dukshëm, nga 36 % vitin e shkuar në 13 për qind këtë vit. Pak më shumë se 50 % e bizneseve e vlerësojnë me keq situatën ekonomike. 43 % e sipërmarrjeve mendojnë se situata do të përkeqësohet situata. Atmosfera mes sipermarrjeve që duket në ketë anketim përkon dhe me përvojat e ambasadës tonë vitin e kaluar. Do të uroja që së bashku t’ja dalim të përmirësojmë klimën e biznesve. Përmes transparencës duhet të krijojme shembuj pozitivë për krijimin e sipërmarrjeve të suksesshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?