Ambasadorja Yuri Kim takon 300 afganët e strehuar në ”Qyteti Studenti”

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, sot është ritakuar sërish me afganët, por këtë herë në godinat e ”Qyteti Studenti” aty ku ata strehohen. E shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadorja Kim shikoi nga afër 300 afganët e akomoduar në këto godina. Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 refugjatë afganë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka shprehu krenarinë për këtë akt mikpritje nga shoqëria shqiptare për refugjatët afganë.

“607 qytetarë afgan, burra, gra dhe fëmijë kanë gjetur sot një strehë të sigurt në Shqipëri. Sot me ambasadoren Kim vizituam familjet e vendosura prej 3 ditësh në qendrën akomoduese në Qytetin e Studentit, ndërsa shumë të tjerë janë sistemuar në Durrës dhe Lezhë. Shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po bashkohen çdo ditë në këtë operacion të madh humanitar. Krenari për mikpritjen shqiptare”, shkruan Xhaçka.

SHKARKO APP