Ambasadorja Yuri Kim: Viti 2021, pika e kthesës në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka vlerësuar Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, duke thënë se ata janë tmerri i kriminelëve.

Në fjalën e saj, Kim tha se më parë drejtësia mbyllte sytë para të korruptuarve, por viti 2021 ishte pika e kthesës në luftën kundër korrupsionit.

Më tej, Kim shtoi se veprimet, të cilat janë parë kohët e fundit nga SPAK tregojnë më shumë sesa fjalët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju i keni filluar punët tuaja, sikurse klasa e parë e FBI me 34 agjentë në SHBA. Ju po ngrini BKH-në. Ashtu si ata agjentë të parë, suksesi në këtë luftë do të bazohet në luftën që bëni çdo ditë. Asgjë nuk do të jetë mrekulli, e lehtë, e shpejtë, por nënkupton punë. Çdo ditë duhet të shfaqesh, duhet të injorosh atë që thonë të tjetër dhe të jesh i fokusuar. Më ka lënë mbresa puna juaj. Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësisë për të hetuar këdo që ka nevojë të hetohet, pavarësisht pozicionit, për ta bërë Shqipërinë më të pastër. Puna juaj po ndërton një BKH që do të zërë një pjesë të rëndësishme. BKH shqiptare do të jetë pjesë e hetimeve penale. Do të uroja SPAK në 2-vjetorin e krijimit të saj. Veprimet flasin më fortë se fjalët. Në këto 2 vite që kur SPAK është bërë realitet kemi parë veprime që ngrihen në një veprim tjetër. I gjithë vendi është mahnitur. Vendi ka qenë në pritje të këtij çasti. SHBA dëshiron që të falënderojë prokurorët e SPAK për luftën kundër korrupsionit. vetëm së bashku mund të merrni përsipër me sukses zbulimin, hetimin e veprave penale”, tha Kim.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?