AMC, mbështet forumin “Qyteti Inteligjent”
Kryeministri Edi Rama, përfaqësues të kabinetit qeveritar shqiptar, ministra të Kosovës, Maqedonisë dhe aktorë të rëndësishëm në fushat përkatëse nga Italia, Anglia, Austria, Holanda e Gjermania, diskutuan bashkërisht për nismat e ardhshme dhe bashkëpunimin për krijimin e qyteteve inteligjente. AMC si çdo herë me kontributin e saj mbështet nisma të tilla bashkëkohore që ndihmojnë në përmirësimin e qyteteve dhe nivelit të jetesës së shqiptarëve. Vetëm këtë javë AMC solli në Shqipëri ekskluzivisht teknologjinë më të fundit të telefonisë celulare iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Si pjesë e gjigantit të telekomunikacionit Deutsche Telecom, AMC prej vitesh ka qenë pararojë e novacionit në Shqipëri duke sjellë shërbime dhe pajisje inteligjente që lehtësojnë komunikimin. AMC, si kompani e përkushtuar në angazhimin e saj teknologjik, do vazhdojë mbështetjen ndaj këtyre nismave, duke dhënë kontributin e saj sistematik.
KOHA JONË SONDAZH

