Amendamentet për kërkesat e studentëve, Kërpaçi sqaron kërkesën

Dy deputetet e LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci kanë dorëzuar në Kuvend amendamentet për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. Deputetja Floida Kërpaçi tha se amendamentet parashikojnë dy ndërhyrje, një për buxhetin e shtetit dhe një për ligjin e arsimit të lartë.

Postimi i deputetit Floida Kërpaçit

LSI propozoi sot 2 amendamente te cilat reflektojne kerkesat e studenteve dhe japin zgjidhje konkrete te 8 kerkesave te tyre!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne diten e 8 te protestes, me te drejte studente dhe gjimnaziste kane dal per te protestuar per te drejtat e tyre, per te marre ne kontroll jetet e tyre!

Swiss Digital Mobile Reklama

Po protestojne per tarifat e larta, kushtet skandaloze ne konvikte, karten e studentit, kerkimin shkencor, rritjen e perfaqesimit te perfaqesimit te te rinjve!

Te gjitha kerkesa SHUME TE DREJTA dhe minimale, realizimi i te cileve pengohet vetem nga marredhenia klienteliste e Kryeministrit me oligarket qe po vrasin te ardhmen e rinise dhe e kane bere 79% te rinise te doje te largohet.

Kerkesat jane te qarta dhe japin zgjidhje konkrete 8 kerkesave! Kryeministri qe mbeshtet me 46% buxhet oligarket, nese vertet eshte me studentet ti japi 1% te buxhetit te rinjve per ti hapur rruge zgjidhjes se problemit dhe kthimit te studenteve ne auditore.

Ky revolucion i te rinjve Shqiptare,
vjen si pasoje e mjerimit te familjeve Shqiptare, qe jetojne ne pamundesi ekonomike, pamundesi per te pasur nje pune te mirepaguar dhe mireqenie ne familje!

Miratimi i 8 kerkesave te Rinise, shprese per Shqiperine!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?