Amerika vlerëson Dumanin, qytetarët: Një nga njerëzit më të sinqertë të këtij shteti
Në një ceremoni të organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, kreu i SPAK-ut Altin Dumani u vlerësua me çmimin Kampioni Antikorrupsion krahas 10 personaliteteve të tjera nga e gjithë bota. Vlerësimin e kanë komentuar për Euronews Albania edhe qytetarët shqiptare.
”Derisa ka mbështetje të amerikanëve është gjëja më e mirë për Shqipërinë që drejtësia të shkojë deri në fund”.
”Është një nga njerëzit më të sinqertë të këtij shteti”.
”Drejtësia është relative, njërin e kënaq tjetrin e mërzit”.