Amerikanët po sjellin në Shqiperi edhe 2 mijë muxhahedinë iranianë

Një ditë para mbërritjes në Tiranë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, mësohet se një nga çështjet kryesore të agjendës së tij në Shqipëri është strehimi i muxhahedinëve iranianë.

Rreth 2 mijë të tillë pritet të mbërrijnë në Shqipëri, pasi qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje tjetër me amerikanët. Fillimsht në maj të vitit 2013 qeveria e kryesuar nga Berisha mori përsipër strehimin e rreth 210 muxhahedinëve, ndërkohë që Rama ka rënë dakord të marrë edhe 2 mijë të tjerë nga rreth 2800 që ndodhen në Irak në kampin “Liria”.

Gjatë seancës plenare në Kuvend kryeministri e pranoi diçka të tillë, ndërsa dakordësi ka dhënë edhe opozita

. Muxhahedinët i përkasin organizatës “Mujahedeen-e-Khalq”, e themeluar 50 vjet më parë si një zë kundër dy regjimeve diktatoriale të Iranit.

Anëtarët e kësaj organizate njihen si opozitarë me qeverinë e sotme të Iranit. John Kerry do te largohet i kenaqur nga Shqiperia e cila pranon edhe 2 mije muxhahedine te tjere. Por nuk perjashtohet qe numri te shkoje ne 10 mije muxhahedine. Jemi popull shume mikprites ne shqiptaret.

SHKARKO APP