Amfiteatri pranë Liqenit Artificial merr emrin “Mirush Kabashi”

Amfiteatri pranë Liqeni Artificial i Tiranës është pagëzuar zyrtarisht me emrin e Mirush Kabashi, në nder të figurës së shquar të teatrit dhe kinemasë shqiptare, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit”.

Ceremonia u zhvillua mes emocioneve dhe kujtimeve për artistin që la gjurmë të thella në skenën shqiptare. Familjarë, kolegë dhe dashamirës të artit vlerësuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe trashëgiminë që ai i ka lënë kulturës kombëtare.

Sipas organizatorëve, emërtimi i amfiteatrit përbën një vazhdim të natyrshëm të trashëgimisë artistike të Mirush Kabashit, duke e kthyer këtë hapësirë në një simbol të gjallë të kulturës dhe artit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?