Amnistia, 55 të dënuar në Burrel: Duhet të jetë e përgjithshme
55 të dënuar në burgun e Burrelit, i kanë dërguar këtë të hënë një letër Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të amnistisë së propozuar nga kjo e fundit. Ata janë shprehur se kushtet që kërkon kjo amnisti nuk plotësohen nga të paraburgosurit dhe të burgosurit, pasi sipas tyre është konstatuar se janë dhënë dënime të padrejta për drogën e dhunën në familje por edhe për vepra të tjera.
“Konstatohet se ka patur padrejtësi si në hetim po ashtu edhe në gjykimin e çështjeve të ndryshme”, shkruhet në letër, ku përmenden më tutje edhe Gjykata e Dibrës dhe e Matit si gjykatat që kanë dhënë dënime më të rënda se gjykatat e rretheve të tjera.
Të burgosurit kanë shprehur kolektivisht kërkesën e tyre që amnistia e këtij viti të jetë e përgjithshme dhe për një afat kohor 2-3 vjet. “Në njëfarë mënyre kjo do të ishte një zgjidhje që për mendimin tonë është e paanshme dhe e duhura për kushtet në të cilat ndodhemi”, shkruhet më tutje.
Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshire t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon.
Edhe vitet e kaluara në projektligj përfshihen të dënuarit deri në 3 vjet burgim, ose çdo lloj dënimi më të bute përfshi edhe dënimin me gjobë, pezullimet, si edhe atyre që u kanë mbetur dy vite heqje lirie. Përjashtohen nga ky propozim autoret e krimeve të rënda që nga gripet kriminale, ata që kanë kryer krime në familje, për veprat e terrorizmit dhe kundër autoritetit të shtetit. Aktualisht në qeli janë 3084 të dënuar dhe 2377 të paraburgosur.
![]()
![]()
KOHA JONË SONDAZH

