“Amnistia e fundit”, 3 në pranga për 8 vjedhje

Placeholder Image

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për 8 vjedhje të kryera gjatë kohëve të fundit. Në pranga kanë rënë: Xhuljan Asllanaj, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale  “Vjedhje”, i liruar me amnisti datë 20.01.2016, Genci Shiba, 20 vjeç, banues në Tiranë
dhe Denis Subashi, 26 vjeç, banues në Tirane.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit E. T., ku kishin marrrë një sasi monetare, një orë dhe një pale çelsa makine.

Falë punës policore është arritur që këtyre shtetasve t’ju dokumentohet me prova ligjore  një sërë vjedhjesh të kryera në bashkëpunim me njëri -tjetrin  të cilët këtë aktivitet kriminal e kishin të shtrirë në pjesë territoriale të ndryshme, me konkretisht :

● Ngjarje e ndodhur më datë 15.02.2016 në juridiksionin e Komisariatit Nr 2, ku është vjedhur  banesa e shtetasit O. A, 42 vjeç,  ku është marrë  një shumë prej 60.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë.

● Ngjarja e ndodhur më datë 31.01.2016 vjedhje në juridiksionin e Komisariatit Nr 1 Tiranë ku është vjedhur banesa e shtetasit I. B.

● Ngjarja e ndodhur me  datë  29 01.2016 në Selit të Vjetër ku është vjedhur banesa e shtetasit D. M.

● Ngjarja e ndodhur me datë 02.02.2016  në rrugën Liqeni Thatë vjedhje banese e shtetases N. M.

● Ngjarje e ndodhur më datë 05.02.2016,  ku është vjedhur  banesa e shtetasit E. Gj.

● Ngjarje e ndodhur më datë 19.02.2016,  ku është vjedhur banesa e shtetasit F. M .

● Ngjarje e ndodhur në date 16.02.2016,  në juridiksionin e territorit të Komisariatit nr 6  është vjedhur  banesa e shtetasit P. S., 52 vjeç, ku është marrë një kasafortë e vogël, me një shumë prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) Leke.

● Ngjarje e ndodhur në datë 03.02.2016,  në juridiksionin e territorit të Komisariatit nr 4, ku është vjedhur banesa e shtetasit A.Xh, 53 vjeç, banues në Tiranë  ku janë marrë bizhuteri me vlerën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

Ju gjetën dhe sekuestrua  në cilësinë  e provës materiale
•Një orë dorë e markës “Motblank”
•Një shumë monetare prej 15 Dollarësh
•Aparat telefonik “Samsung”
•Aparat telefonik “Alcatel”

SHKARKO APP