Ngjela: Kur ende nuk e di se ku po shkon, kuptohet se ti jeton kot

Nga Spartak Ngjela

Por, a është e lehtë që ta dish se ku po shkon? Të gjithë ngrihen në këmbë, ecin, rriten dhe mendojnë, dhe kryesorja mbetet pyetja: ku jam e ku po shkoj? Jam këtu, por nuk e di se ku po shkoj me jetën time. Ajo ikën dhe ti po rri në vend. Ku do shkoj? është pyetja. Dhe ti përsëri je në vend. E pra, nuk është e lehtë ta gjesh se ku po shkon edhe pse po shkon ashtu si ti ke dëshiruar. Është e vështirë. Por jeta ikën, dhe ti ende nuk e ke gjetur vendin tënd.

Në fakt gjithçka është paraja.Te paraja është edhe mendimi, apo dhe pasioni. E pra, sa fiton dhe ku mendon të jetosh? Kjo është pyetja, dhe këtu ngec gjithçka, se jam në Shqipëri dhe këtu ende mëditja është e ulët. Ai do të fitojë para më shumë, dhe prandaj largohet nga vendi i tij. Fiton më shumë para, por është larg atdheut, familjes e shoqërisë, se nuk është më në vendin ku ka lindur. Dhe nuk flet me gjuhën e tij, por në një gjuhë të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam i huaj thotë, dhe njerëzit i kam në Shqipëri. Mërzitja e mbyt. Dhe në Shqipëri nuk ka punë me fitim kaq të madh. Po ai është vendi im, aty është shoqëria ime, prindërit dhe fisi im dhe prindërit e vëllezërit e mi dhe motrat e mia, dhe këtu jam si i mjerë, edhe pse ata janë të gjithë të gjallë. Të kthehem? Jo, nuk mundem. Se në Shqipëri nuk ka para për të jetuar i qetë. Por ai është vendi im.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pra, më mirë në varfëri dhe në vendin tim, apo këtu, i vetëm, me disa shokë shqiptarë dhe me të huaj që nuk të pranojnë. Po vendi im pse u katandis në një gjendje vetëm varfërie? Kjo nuk dihet. Por puna në Shqipëri nuk të jep pasuri që ti të jetosh si njeri i lirë.

Të punosh dhe të mos jetosh si njeri i lirë, është skllavëri. Po unë çfar’ të bëj? Ja, kjo është pyetja e emigrantit sot, që ka lënë atdheun se aty nuk ka punë dhe ai kërkon të jetojë me punën, mundin dhe me mendjen e tij në një jetë të qetë dhe me mirëqenie. Po atdheu?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?