Amnistia e të burgosurve? Peng i Politikës

Drafti i amnistisë me gjithë sugjerimet e bëra nga Prokuroria dhe Ministria e Brendshme është gati për të kaluar në procedurat parlamentare por kriza politike ka bërë që propozimi të mos dërgohet në kuvend para festave të fundvitit, në pritje të negociatave pasi për miratimin e saj duhen 83 vota.

Nga amnistia e propozuar përfitojnë rreth 600 të dënuar dhe paraburgosur. Në draftin e propozuar prioritet i është dhënë kryesisht grave. Përfitues do të jenë të dënuarit me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ.

Gjithashtu amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilëve deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur deri në 2 vite nga dënimi i marrë. Përfitues janë të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 55-vjeç dhe meshkuj mbi moshën 60-vjeç. Nje lehtesim ka edhe per te miturit të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18-vjeç, me përjashtim të atyre që janë dënuar për vepra penale, të rënda penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?