Amnistia fiskale, eksperti Ciko: Mos të ndodhi si me dividentin

Në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi nismën e tij më të re që qeveria do të ndërmarrë me qëllimin për t’i dhënë një shtysë ekonomisë shqiptare. Amnistia totale fiskale e parave e atyre që paratë i kanë bërë me djersë por në të zezë. Kjo nismë erdhi duke u bazuar tek paratë që u miratuan nga emigrantët.

Ilir Ciko, ekspert i zhvillimit ekonomik, theksoi se amnistia përbën një nismë surprizë në një kohë kur Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave. Gjithashtu ai shtoi se, ka një diskriminim për pjesën e shoqërisë që paguan taksat si dhe ngriti shqetësimin se kush do të përfitojë nga kjo amnisti.

”Gjithmonë jemi dyshues ndaj reformave, sidomos kur nuk i njohim. Ka mjaft shembuj për reforma të tilla, për të qenë dyshues. Edhe për ligjin e dividenti pati një pretendim të tillë, por e vërteta tregoi, që sipas meje është i drejtë dhe shqetësimi i Presidentit. Në të njëjtën mënyrë duhet të jemi dyshues çfarë sjell një reformë e tillë dhe kush do të jenë përfituesit. Dividenti ishin kompani shumë të qarta që përfituan dhe që bie ndesh me Kushtetutën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?