Amnistia fiskale, Sejko: Duhet kujdes që të mos pastrohen paratë e krimit

Në konferencën për mediat, Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka komentuar amnistinë fiskale, ku tha se ka efekt pozitiv në rritjen e buxhetit të shtetit. Por nga ana tjetër, për të duhet pasur kujdes që të shmangin pastrimin e parave të pista, që vijnë nga krimi dhe korrupsioni.

“E shohim me kosto dhe benfite, përfitimet kryesore janë injektimi, përmirësimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, kryesorja është formalizmi i ekonomisë, kemi një objektiv, rritjen e numrit të llogarive bankare dhe futjen maksimale të parasë jashtë sistemit bankar në sistemin bankar.

Në drejtim të përfshirjes financiare amnistia do jepte një impakt pozitiv. Ka edhe kosto që lidhen me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk duhet të lejojmë që të pastrohen paratë dhe në esencë duhet të mos krijohet koncepoti i amastive të vazhdueshme”.

SHKARKO APP