Amnistia/ Lirohet vajza që aksidentoi familjen e ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka

Uarda Çota, vajza e cila u dënua me 5 vjet burg për aksidentin që i shkaktoi vdekjen  e djalit 11-vjeçar të ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014 është liruar nga burgu.

Në shoqërimin e tyre ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dha një deklaratë për media ku bëri thirrje për riintegrim të tyre si njerëz të lirë.

Në grupin e grave të liruara nuk mund shpëtonte pa rënë në sy “bukuroshja zeshkane” e cila e pozicionuar në krahun e Manjanit mori vëmendjen e medias falë bukurisë dhe lumturisë që e karakterizonte gjatë gjithë kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është e identifikuar si Uarda Çota, e dënuar më parë me 5 vite burg pasi në gjendje të dehur aksidentoi në Tiranë familjen e ish-zv.ministrit të Brendshëm Avenir Peka, ku humbi jetën 11 vjeçari Rubin Peka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot ajo gëzon lirinë bashkë me 9 gra të tjera të cilat të akuzuara për vepra të ndryshme penale duke nisur që nga vrasje e deri tek prostitucioni, bashkohen me familjen e tyre në gjendje të lirë farë amnistisë.

Foto nga aksidenti tragjik i shkaktuar nga Uarda Çota

burg-cota_

Në foto: Ish-zv.ministrit të Brendshëm, Avenir Peka

avenir_peka_-Council_of_Europe_400x400

Emrat e grave që lirohen nga Burgu 325 Tiranë

Leonora Zaçellari – e dënuar për plagosje

Lumturi Koli – e dënuar për drogë

Ina Dulaj – e dënuar për vjedhje

Vera Camaj – e dënuar për prostitucion

Uarda Çota – e dënuar për aksident

Anila Angjo – e dënuar për vrasje

Dallandyshe Kasaj – e dënuar për vrasje

Fatbardha Gjonaj – e dënuar për vrasje

Feruze Bregu – e dënuar për vrasje

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?