Amnistia për të burgosurit, Gjonaj kërkon votën e opozitës së re
Partia Socialiste do të kërkojë ndihmën e deputetëve të rinj për të miratuar ligjin për amnistinë e të burgorusve. Këtë e deklaroi vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
“Për shkak të mungesës së opozitës dhe mungesës së vullnetit të tyre për të miratuar një amnisti, që miratohet me shumicë të cilësuar ka ngelur e pamiratuar. Por tani që opozita, pjesa tjetër ka ardhur, do ta rishikojmë idenë sesi mund ta kalojmë sërish në parlament për miratim”.
Është një draft i përgatitur nga një grup pune nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme. “Nga amnistia pritet të përfitojnë 350 dënuar duke mos përfshirë ata në ndjekje penale. Do të shërbejë në mënyrë rrënjësore dhe të dukshme për uljen e mbipopullimit në sistemin penitenciar”.
Deri më tani janë 14 kandidatë nga listat e partive të opozitës që kanë marrë mandatin, ndërkohë që dhe tre të tjerë kanë nisur sot procedurat.
KOHA JONË SONDAZH

