AMP pezullon një tjetër nënkomisar, sërish shkak droga
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fier, e cila kishte caktuar masën “ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe pezullim nga detyra për nënkomisarin Taulant Ismailaj. Ismailaj me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në Fier, dyshohet se ka favorizuar disa shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës.
Njoftimi i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën shtrënguese “Ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Nënkomisar T.I., me detyrë Specialist i Seksionit të Luftës Kundër Narkotikëve në DVP Fier, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet rezulton se Nënkomisari ka kryer veprimtari kriminale në dëm të interesave të shtetit. Ai dyshohet se ka favorizuar shpërndarës të lëndëve narkotike duke mos i arrestuar, në rastet e flagrancës nga Policia e Shtetit.