Ana Dyrmishi nuk i mbijetoi flakëve, ministrja Ismaili: Tragjedia duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Ana Dyrmishit, 25-vjeçarja e cila humbi jetën pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar duke e dërguar për kurim në Turqi.

Ismaili shprehu dhimbjen për humbjen e jetës, duke theksuar nevojën për rritjen e përgjegjshmërisë dhe respektimin rigoroz të standardeve të sigurisë.

”Siguria në çdo strukturë akomoduese nuk mund të jetë thjesht një detyrim formal. Rregullat janë aty për të mbrojtur jetë dhe duhet të zbatohen pa asnjë tolerim, në mënyrë që një aksident të mos kthehet më kurrë në tragjedi”,-shkruan Ismaili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ana sot ndërroi jetë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ndihmës së specializuar dhe angazhimit maksimal për ta shpëtuar.

Më dhemb që një ngjarje e tillë, sado aksidentale në origjinën e saj, përfundoi me humbjen e një jete. Por kjo tragjedi duhet të na bëjë edhe më të përgjegjshëm. Ajo nxori në pah problematika që duhet të ishin parandaluar përmes kontrolleve dhe respektimit rigoroz të standardeve të sigurisë.

Siguria në çdo strukturë akomoduese nuk mund të jetë thjesht një detyrim formal. Rregullat janë aty për të mbrojtur jetë dhe duhet të zbatohen pa asnjë tolerim, në mënyrë që një aksident të mos kthehet më kurrë në tragjedi.

Ana, prehu në paqe!

Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?