Analistët për 6 marsin: Berisha kërkon konfirmimin, Basha justifikimin e radhës

Si e shohin analistët në vend zgjedhjet e 6 marsit? Sali Berisha ka nisur prej kohësh takimet për zgjedhjet e pjesshme, dhe ky tur takimesh u parapri nga 4 muaj ”Foltore” mes demokratësh. Për analistët Mentor Kikia dhe Lutfi Dervishi, Berisha synon që të provojë një herë e mirë se kush e ka shumicën në oborrin e të djathtës shqiptare.

“Strategjia e rithemelimit është e qartë, do të tregojë se kush e ka shumicën në PD”, shprehet analisti Mentor Kikia. “Nuk kanë rëndësi bashkitë, rendësi ka kush është shumica në PD”, thotë Dervishi.

Për ta krejt e kundërta ndodh me PD-në e Lulzim Bashës, ku prezantimi i kandidatëve nuk po bëhet me prezencën e tij. Një injorim i garës që sipas analistëve synon ta zhveshë atë nga përgjegjësia e një rezultati negativ.

“Dervishi është më tepër shmangie nga një ballafaqim elektoral në kërkim të kohës me shpresën që do avancojë kauza e tyre dhe jo e kundërshtarit brenda PD”, tha Dervishi.

SHKARKO APP