Analisti Ben Andoni: Braçe dhe Spiropali po vrasin frikën në PS

Braçe, Spiropali, Rama

Gazetari Ben Andoni, ka komentuar kritikat që nuk janë kursyer nga ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali për PS-në. Për të si Braçe, por edhe Spiropali po vrasin frikën te PS-ja, ndërsa theksoi se reagimi duhet të ishte më herët.

”Nuk është kambanë alarmi, por vetë alarmi. Spiropali duke qenë vetë brenda sistemit ka adresuar atë ë politikani, elita, po ndjen në kurrizin e vetë. Por ka një problem se e vetme nuk do të shkojë shumë larg. Deklaratat janë të disa ditëve më parë, ndërsa tani ka filluar të jetë e kujdesshme, pasi po ndjek se është e vetme. Zonja Spiropali ka prekur të gjitha postet në këtë qeveri, përveç kryeministres.

Adresimi i saj është i drejtë. Ajo nuk përmend zotin Rama, por indirekt i referohet atij. Në këtë moment të vështirë ajo është vetëm. Kur ishte në pushtet u nda nga njerëzit. Dhe këtë gjë e ka thënë dhe Rama. Në këto momente është dhe Bracce që reagon, por këta persona janë vetëm dhe nuk dëgjohen. Ata po vrasin frikën te PS. Problemi i madh është se këtë frikë nuk duhet ta vrasin kur s’kanë ca humbin, por kur është e nevojshme”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?