Analisti Çela: Basha plotëson kriteret që Rama kërkon te një President

Kush do të jetë Presidenti i ri i Shqipërisë? Analisti Genti Çela thotë se Lulzim Basha i plotëson kriteret që Edi Rama kërkon.

“Ai i plotëson kriteret që Rama dëshiron të ketë një president. Përplasjet që pati me Metën nuk do ti ketë sërish. Kjo pasi Meta nuk u është përgjigjur shkeljeve ligjore që Rama ka dashur ti shndërrojë në ligj. Në politikë duhet besuar një lajm deri në momentin kur përgenjështrohet. Sidomos kur Basha të thotë diçka, duhet menduar në atë moment e kundërta.Patjetër që Basha do të donte të ishte një President, me ambicien e largët se do të kthehej në PD një ditë. Por në kushtet që jemi Basha nuk ka kë përfaqëson”.

A do ti leverdiste PD zgjedhja e Bashës President?

Ne do donim që Republika e Shqipërisë të kishte një president të denjë dhe jo një president që nuk përfaqëson më as mbështetësit e vet, ku edhe ithtarët e vet të deridjeshëm e kanë braktisur. Duke komentuar turin e ish-kryetarit të PD-së nëpër Shqipëri ai thotë se Basha nuk ngjallte besim kur ishte kryetar dhe jo më tani si i dorëhequr.

SHKARKO APP