Analisti Milaim Zeka zbardh skenarin, ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë e re

Analisti Milaim Zeka ka komentuar bllokimin politik në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit të mbajtura në shkurt, duke theksuar se nëse Albin Kurti nuk arrin të formojë qeverinë brenda afatit ligjor, mandati do t’i kalojë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). ”Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të qartë: nëse brenda 15 ditëve Albin Kurti nuk mund të formojë qeverinë, mandati i kalon partisë së dytë, që në këtë rast është PDK-ja”,-tha Zeka në ”News 24”. Ai sqaroi gjithashtu se për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ekzistojnë afate të përcaktuara nga Kushtetuta. Sipas tij, deputetët kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për një opinion mbi situatën e krijuar, por opozita nuk e ka bërë një hap të tillë deri më tani.

Pjesë nga deklarata

Gjykata Kushtetuese ka marr vendim për kryeministër, nëse brenda 15 ditëve, Albin Kurti nuk mund të bëjë qeverinë, atëherë mandati i kalon partisë së dytë që dallon nga Shqipëria, ku mandatin e merr Edi Ramës, pas tij Belinda Balluku, u jepet individëve, jo partisë. Në Kosovë i jepet Partisë numër dy, që në këtë raste është Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkohë kryetari i Parlamentit nuk ka afate kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetet mund t’u drejtohen Gjykatës Kushtetuese se deri ku do vazhdojnë kështu për të marrë një opinion, dhe një gjë të tillë nuk e ka bërë opozita, se nuk janë të interesuara të krijojnë asociacionin. Si 1 dhe 1 bëjnë dy, kanë me kriju asociacionin ose qeveria e Albinit, ose tjetra.

Swiss Digital Mobile Reklama

E dyta, e ka shpjeguar në mënyrën më brilante Enver Hasani, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kur thotë që sikur 10 deputetë të Kuvendit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për dhënien e opinionit, Gjykata Kushtetuese do të thotë që nuk lejohesh t’i të japësh dorëheqje si kryeministër. Sepse ligji të cilin e ka sjellë në fuqi Albin Kurti thotë: “Kryeministri dhe ministrat, në momentin që japin dorëheqje për t’u bërë deputet, nuk mund të ushtrojnë edhe rolin e deputetit edhe të qeverisë”.

Albin Kurti duke bërë vepër penale, po shkon në punë si kryeministër me ministrat e tij, po merr vendime. Opozitës dhe pozitës i interesojnë dy gjëra, me shku me marrë pagën si deputet, e dyta 70% e këtyre deputetëve nuk do të rizgjidhen më deputet. Interesi shtetëror nuk figuron në mendjen e deputetëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?