Analisti Mile: Lëvizja e Salianjit rrezik për Berishën. PD ka nevojë për modernizim, ndryshim lidershipi

Analisti politik Klementin Mile thotë se Sali Berisha u frikësua politikisht nga nisma e Ervin Salianjit dhe u përpoq t’i priste hovin asaj duke e cilësuar demokratin si të vetë përjashtuar nga Partia Demokratike. ”Çdo dalje nga rrjeshti apo devijim nga linja e lidershipit është e rrezikshme për PD dhe ruajtjen e kontrollit nga Berisha. Ata nuk lejuan rritjen e Salianjit dhe lëvizjes së tij por dhanë mesazhin që ai është vetëpërjashtuar”,-tha ai.

Duke komentuar mungesën e protestave masive pavarësisht skandaleve të shumta qeveritare, Mile tha se problemi kryesor i opozitës nuk janë denoncimet, por mungesa e besueshmërisë tek qytetarët. Sipas tij, çfarëdo që të thotë opozita nuk e dëmton realisht mazhorancën, e cila vazhdon të qeverisë falë legjitimitetit institucional, edhe pse ka humbur atë moral.

Po ashtu Mile hodhi poshtë tezën se përçarja e opozitës është arsyeja kryesore e dobësisë së saj dhe argumentoi se PD ka nevojë për modernizim, ndryshim lidershipi dhe rritje të besueshmërisë. Përndryshe, edhe nëse partitë opozitare do të bashkoheshin, sipas tij, ato nuk do të kishin forcë reale për të rrëzuar Edi Ramën.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Unë mendoj që edhe sikur partitë opozitare të bëheshin bashkë, nuk kanë forcë të mjaftueshëm për të rrëzuar Ramën dhe qeverinë. Pra problemi nuk është sasior por cilësor. Diçka duhet të ndryshojë cilësisht në mënyrën se si i qasen bërjes së politikës, elektoratit, të ardhmes, të shkuarës këo parti, mbi të gjitha PD. PD duhet modernizohet. Mbase duhet ndryshuar lidershipi përtej Berishës, programi, mënyra e bërjes fushatë, por mbi të gjitha duhet ndryshuar produkti politik që ofron PD elektoratit, sepse është produkt denoncues dhe nuk ngjall shpresën në popull se me PD do të jenë më mirë”,-tha më tej Mile.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?