Analisti Mustafa Nano: Ndryshimet në qeveri, lojë për të justifikuar largimin e Ballukut

Analisti politik Mustafa Nano i quan ndryshimet e fundit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama si pjesë të një loje për të justifikuar largimin e Belinda Ballukut. ”Nuk i prisja, mu dukën pak të çuditshme. Nja dy ministra sapo ishin emëruar. U futa në ChatGPT për të mësuar datën precize të emërimit të Spiropalit, dhe roboti më i famshëm në botë nuk e kishte regjistruar ende atë si ministre e jashtme. Por lëvizja ka logjikën e vet. Është bërë besoj për të justifikuar largimin e Ballukut”,-tha Në ”MCN TV.

Ai komentoi gjithashtu largimin e ministres Elisa Spiropali, duke e parë si shenjë të një konflikti të mundshëm me kreun e qeverisë. ”Reagimi i Spiropalit tregon se ka një problem me kryeministrin, dhe kam frikë se ajo do ta vajtojë publikisht këtë konflikt me KM-në, të cilin ne e morëm vesh veç nga reagimi i Spiropalit. Ishte një reagim që synonte të informonte publikun se marrëdhënia e saj me KM-në ka marrë një të krisur. Fliste si rivale e tij, e jo si vartëse”.

Kur u pyet për rolin aktual të Spiropalit në Partinë Socialiste, Nano ishte i qartë: “Askush nuk përfaqëson asgjë. Pa vullnetin e Ramës, Spiropali nuk e di çfarë do të ishte sot. Nuk e shoh më deputete në zgjedhjet e ardhshme, nëse problemi mes saj dhe Ramës është i vërtetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket imunitetit të Ballukut, Nano tha se Rama po gabon. ”Ai nuk duhet ta vendosë partinë apo maxhorancën në funksion të nevojës që njëri apo tjetri mund të kenë për t’u mbrojtur. Të akuzuarit duhet të mbrohen në gjyq, e jo të përdorin partinë si bunker. Kryeministri do bënte mirë t’i rikthehej qasjes që ka patur: kush akuzohet, t’i dalë zot vetes. Por kam frikë se ka hequr dorë nga kjo qasje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?