Analisti Nurellari: PS s’ka çfarë ofron, PD dha efekt kur u hodh në terren

Analisti Adri Nurellari, thotë se votimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga PS-ja, bëri që PD-ja dhe opozita të dalë më vonë në terren, ndryshe nga mazhoranca që e ka nisur fushatën në shtator. Nga ana tjetër ai shtoi se në momentin kur opozita zbriti në terren edhe shifrat kanë ndryshuar.

”PS është hedhur në terren shumë më herët. Opozia ka qenë më e vonuar sa i përket nxjerrjes së një oferte politike sepse Kodi i bërë pa mirëkuptimin dhe pa bashkëpunimin i ka bërë deri diku të përgatitur.

Kjo ka bërë që të zgjasin negociatat dhe mënyrën, skemën e përshtatjes me Kodin e ri Zgjedhor që u votua në mënyrë unilaterale nga PS duke shpërfillur opozitën por edhe rekomandimet e huaja.

Kjo është arsyeja pse u vonuan nëse do të votonin me një apo dy lista, angazhimin në terren, emërimin e drejtuesve politikë dhe me personat që do të garonin, kandidatët. Gjë që i dha një avantazh PS që ka që në shtator që e bën këtë gjë”,-tha Nurellari.

Gazetarja: Dakord, por nuk e justifikon PD-në…

Sapo thashë që nuk kishte mundësi sepse ishte një sistem zgjedhor shkonte ndesh me mirëkuptimin dhe marrëveshjen e 5 Qershorit. Nuk e ka patur mundësinë ta bëj më herët. Ajo që dimë është se PS-ja nuk ka çfarë ofron më tutje. E para sepse garon me këtë bilancin që ka. I mirë apo i keq e vendosin qytetarët. Personazhet dhe angazhimi në fushatë ka nisur prej shtatorit. Nga ana tjetër, opozita tani po hidhet në terren dhe po tregon efektin. Qoftë me drejtuesit politikë, qoftë me kandidatët. Rritja është shumë domethënëse.

SHKARKO APP