Analisti Sadri Ramabaja: Drafti i Ramës për Asociacionin një gafë politike

Analisti Sadri Ramabaja komentoi draftin e kryeministrit Edi Rama për asociacionin në Kosovë, që e dërgoi në Francë dhe Gjermani pak javë më parë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se drafti ishte një gafë diplomatike duke shtuar se ishte e pritshme nga një person që vjen nga bota e artit.

“Ishte një gafë politike dhe diplomatike. Politikanët që vijnë nga bota e artit, dinë bëjnë gafa të tilla, Nuk ishte e nevojshme për një draft të tillë, por kjo nuk do t thotë që elementët e atij drafti nuk mund të merren parasysh. Është çështje e republikës së Kosovës, dhe pastaj e Gjykatës Kushtetuese që do të përcaktojë stadin e qeverisjes të pakicave brenda kufijve të Kosovës”,-tha ai.

SHKARKO APP