Analisti Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

Analisti Lorenc Vangjeli flet mbi situatën politike në vend dhe raportin mes dy forcave kryesore, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Për të PS nuk ka nevojë të angazhohet fort për të fituar zgjedhjet, pasi mjafton të presë me qetësi se si kundërshtari i saj, PD-ja, do t’i humbasë ato.

“Edhe këtë herë, më shumë se sa herë të tjera, partia e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet. Ajo thjesht mund të presë me qetësi se si do t’i humbasë zgjedhjet kundërshtari”,-u shpreh Vangjeli.

Ai shtoi se PD ende nuk është në nivelin e duhur për të qenë konkurruese në garën elektorale. ”PD-ja ende nuk është në nivelin për të qenë konkurruese”, theksoi Vangjeli, duke nënvizuar se mungesa e organizimit dhe e alternativës e vendos opozitën në një pozitë të dobët përballë mazhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?