Analistja Edlira Gjoni: 5 emrat për lider të PD-së që mund të rivalizojnë Berishën
Partia Demorkatike si kurrë më parë në historinë e saj, është me kryetar të komanduar, dhe se kur do të votohet kryetari i ri, ende nuk dihet pasi në selinë blu ka disa grupe dhe bashkimi i tyre nuk duket në horizont.
Cilat mund të jenë figurat që mund të rivalizojnë nga brenda ose të paktën nga elektorati demokrat ish-kryeministrin Sali Berisha?
“Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Fatbardh Kadilli, por edhe figura si Genc Ruli dhe Jozefina Topalli, të kontestuara më parë që edhe po mos të mos zgjidhen të paktën e bëjnë diskutimin brenda partisë në një kalibër tjetër. Mos mendojmë se Berisha është i pazëvendësueshëm”,-thotë analistja Edlira Gjoni.