Analiza: A rrezikohet Shqipëria nga ekspansioni rus?

Gjeopolitika ruse dhe strategjia e saj synon që të mbajë dhe të forcojë pozitën si fuqi detare. Kjo është me mjaft rëndësi për të konfirmuar Rusinë si aktor të rëndësishëm global. Pjesë e përpjekjes për arritjen e kësaj strategjie është rritja e agresivitetit mbi Europën Lindore, shkelja e Traktatit të Ndalimit të Përhapjes së Armëve Bërthamore, kriza në Ukrainën Lindore si dhe aneksimi i Krimesë.

Objektivi i radhës duket të jetë shtrirja e influencës në Ballkan, aty ku Rusia ka një aleat të vjetër si Serbia. Në Shqipëri, influenca ekonomike dhe politike e Rusisë është e vogël pavarësisht tentativave të Kremlinit. Por kjo nuk e përjashton influencën përmes korrupsionit, spiunazhit apo mediave.

“Shqipëria është anëtar i NATOS dhe pozicioni i Shqipërisë lidhet me pozicionin e Aleancës. Dhe kjo është e padiskutueshme që Shqipëria ka pozicion të qartë në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Kuptohet që për disa gjëra ka nevojë siç mund të jetë ndihma që mund ti jepet popullit ukrainas. Duhet një angazhim për të ndihmuar popullin ukrainas sa të jenë kapacitetet. Shqipëria është vend anëtar i NATOS, i Këshillit të Sigurimit me mandat të përkohshëm dhe është pjesë e aspiratave për në BE. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë dhe pa ekuivoke”,-u shpreh Artur Meçollari, ish-komandant i Forcës Detare.

“Ai përbën rrezik edhe për rajonin. Parë në këtë kontekst edhe Shqipërinë e ka futur në listën e shteteve të cilat gjoja sipas raporteve të shërbimeve ruse kanë angazhuar luftëtarë apo kanë shkuar misionarë në luftë për të dhënë kontributin në Ukrainë. Në këtë kontekst shteti dhqiptar konsiderihet i kërcënuar nëse Putini do të vijojë me cmendurinë e vënies në efiçencë të armëve të dëmtimit në masë, armëve bërthamore dhe armëve të tjera”,-u shpreh Shemsi Prençi, ish-zyrtar policie.

SHKARKO APP