Analiza e REL: Rritet numri i të papunëve në Gjermani, çfarë pritet

Shkalla e papunësisë në Gjermani është rritur për 0.2 për qind në 5.7 për qind, apo në 2.617 milionë të papunësuar, në muajin korrik, njoftoi të martën Agjencia Federale e Punësimit e Gjermanisë.

Kjo nënkupton se këtë muaj të papunë janë 62 mijë njerëz më shumë se në muajin qershor, dhe 147 mijë më shumë se një vit më parë, tha agjencia.

“Me fillimin e pushimit veror, papunësia u rrit në muajin korrik”, tha kryetarja e agjencisë, Andrea Nahles. “Punësimi po rritet, por rritja po e humb momentumin dukshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Papunësia rritet në korrik zakonisht, për shkak se mbarojnë kontratat trajnuese dhe kompanitë punësojnë më pak njerëz gjatë sezonit të pushimeve, përveç arsyeve tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pa refugjatët ukrainas, papunësia do të ishte rritur për shkak të ekonomisë së dobët, sipas agjencisë. Për statistikat e këtij artikulli, agjencia i vlerësoi shifrat që ishin në dispozicion deri më 12 korrik.

Kërkesat për punësim vazhdojnë të jenë të kufizuara, tha Nahles.

Në korrik, 772.000 vende të lira pune u regjistruan në Agjencinë Federale të Punësimit, 108.000 më pak se para një viti.

Numri i punëtorëve që paguajnë kontributet e sigurimeve sociale në Gjermani u rrit për 253.000, apo në 34.7 milionë në maj, krahasuar me muajin e vitit paraprak.

Megjithatë, kjo rritje erdhi vetëm falë punëtorëve të huaj, sipas agjencisë./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?