Analiza e Spartak Ngjelës: Rama ka superfuqi ligjore që ia dha pandemia, tulatje që ia ka dhënë frika

Avokat Spartak Ngjela ka bërë një analizë për tre nga çështjet më të rëndësishme që ka ndodhur në Shqipëri që nga nëntori i vitit të kaluar. Tërmeti, koronavirusi dhe shembja e Teatrit Kombëtar.

Sipas Ngjelës, të treja këto çështja janë të lidhur me njëra-tjetrën. Ai tha se Rama ka një fuqi ligjore që ja ka dhënë pandemia, por ka një tulatje që ja ka dhënë frika.

Spartak Ngjela: Nuk mund të flitet ende për menaxhim sepse sa i përket tërmetit do shikohet sesa dhe kur do mbarojë rikonstruksioni i gjithë dëmit. Deri tani dimë që ka marrë rreth 1 mld euro.  Duhet të presim. Gjendja ishte e rëndë dhe e vështirë për dy arsye.

Korrupsioni ka punuar me mafien e ndërtimit. Ranë banesa që ishin jashtë standardit të konstruksionit.

Megjithatë ato është një çështje që nuk i takon kryeministrit, por pushtetit gjyqësor. Nuk ka rëndësi kjo. E rëndësishme është kjo, se përderisa na ka thënë se ka garantuar 1 mld euro të shikojmë sa dhe kur do të përfundojë në funksion të rindërtimit të këtij shkatërrimi masiv.

Çështja e dytë është koronavirusi

Karantinën duhet ta kishte filluar që kur mori vesh që në Itali kishte filluar në masë të gjerë epidemia. Duhet të kishte bllokuar të gjithë rrugët për të ardhur në Shqipëri. Nuk e bëri!

Por duhet të jemi realist, pavarësisht nga defekti i parë, i cili mund të na kishte lënë të paprekur fare nga koronavirusi, karantina drastike që ndërmori e dha rezultatin e vet dhe dëmet nuk ishin të mëdha në funksion të shëndetit. Nuk dimë sa është dëmi ekonomik. Çështja qëndron sesi do kalkulohet dhe sa do jetë dëmi ekonomik dhe çfarë do ndodhë me remitancat. Prurjet e emigracionit dhe truizmit janë dy të ardhurat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Dimë që remitancat kanë rënë, por nuk e dimë sa.

Sa i takon turizmit, mendohet se do ketë dëme, por ka dhe mendime të tjera që kapitali i madh shqiptar që i ka bërë pushimet verore jashtë, po kalojnë në hotelet shqiptare. Këta do ngrenë çmimet.

Megjithatë duhet ta shikojmë si do menaxhohet problemi i turizmit, sepse nuk është në dorë të kryeministrit cështja e remitancave.

A ka shenja që po tregohet i shkathet ose me skemë për turizmin? Deri tani nuk kemi parë gjë. Dimë që ka ende pengesa, por nuk dimë se çfarë do sjellë shpengimi paraprak i ditëve të fundit në lidhje me karantinën.

Prishja e karantinës për arsyet që i dimë nuk e dimë si do rezultojë, duhet ta shikojmë pas 10 ditësh. Në rast se kjo do përsëritet gjendja nuk mendoj se do jetë e lehtë. Por sipas të dhënave të mia nuk mund të ketë rreziqe të tilla sepse virusi është i zbutur.

Ditën e sotme kishim një rast, por shpërthimet kanë një jave që kanë filluar. Duhet 14 ditë që të japin rezultate në rast se kanë efekt epidemik. Duhet të presim. Shenjat janë që jo. Sipas mikrobiologëve virusi shqiptar është i dobët.

Karantinën e menaxhoi mirë, treçereku i Shqipërisë mbeti i paprekur.  Dështoi në dy tre pika, por deri tani mund të themi se rezultatet janë pozitive.

Rasti i tretë, Teatri Kombëtar

I treti rast që i doli menjëherë pothuajse me vazhdimësi me dy rastet e para është kjo që ndodhi me Teatrin Kombëtar.

Teatri ka dy aspekte: Një aspekt historik dhe një aspek politik. Por edhe një aspekt tjetër që është i frymës popullare.

Nuk po shohim mirë që shqiptarët ta dashurojnë teatrin. Dmth e  kanë harruar. Kishte shkelje apo nuk kishte shkelje. Unë nuk heq dorë nga mendimi im që ai duhej të mbahej si muze. Kishte shumë pika të dobëta në historinë e tij. Teatër Popullor është koncept komunist. Mitingu është popullor.

Është braktisur teatri. Pse është braktisur teatri? Nuk ka drama. Pra të gjitha këto duhen parë në një mënyrë të saktë, sepse nuk pati frymë popullore për shkeljen. Që ajo ishte shkelje nuk diskutohet. Por nuk ishte shkelje në funksion të lojës teatrale, por në funksion të memoris historike.

Nuk e kishin futur as si objekt kulturor. Kush është arsye le ta gjëje koha.

Ky nuk ishte një objekt i mbrojtur nga ligji. Kjo i dha të drejtë atyre të bënin këtë shkelje. Megjithatë ata duhet të kishin pyetur botën akademik, institutin e historisë, të gjuhësisë, ekspertë. Nuk u bënë këto pyetje.

Në rast se nuk do kishin ndodhur ato dy të parët nuk do ishte keq i vendosur kryeministri aktual.

Nga këto kryeministri doli i fortë apo i dobët?

Ka një superfuqi ligjore që ja ka dhënë epidemia, ka një tulatje popullore që ia ka dhënë frika. Ka dhe një pështjellim të letrarëve. Bota artistike është ndarë e ndarë për teatrin, nuk është në unitet. Është ndarë bota akademike e Teatrit, madje niveli i lartë i botës akademike nuk e ka mbrojtur ende. Të gjitha duhet të sulen dhe çdo gjë që ka ndodhur, çfarëdo defekti që ka pësuar një sens historik i teatrit duhet të riparohet në sallën gjigante dhe të shtrenjtë. Këtu nuk duhet të gabojë asnjëri.

SHKARKO APP