Analiza në Durrës – Çako: Do të rihapen dosjet e vrasjeve të pazbardhura
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako i kërkon efektivëve dhe prokurorisë së Durrësit që krahas punës së përditshme, të fokusohen edhe në ngjarjet kriminale të pazbardhura të ndodhura në këtë qark vitet e fundit.
Gjatë analizës vjetore të policisë së Durrësit, Çako tha se do të rihapen dosjet e pazbardhura për të cilat ka indice, me qëllim vënien para drejtësisë së autorëve.
Çako: Është punuar natyrisht edhe për vrasje të vjetra dhe vazhdon të punohet. Edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit është duke u hetuar intensivisht për një sërë vrasjesh që kanë elementë të konsiderueshëm për t’u punuar dhe që shumë shpejt disa prej tyre do të mund të vihen para përgjegjësisë ligjore autorët e tyre.
Gjatë analizës vjetore të policisë së Durrës, kryekomisari Perlat Cullaj deklaroi se nga 14 vrasje me pasojë vdekje që kanë ndodhur mesatarisht në qarkun e Durrësit çdo vit, numri i tyre është përgjysmuar gjatë 2015 e 2016.
Cullaj theksin e vuri tek puna që kryhet nga ana e policisë në komunitet, për të parandaluar krimet.

