Analizat e miellit, ISUV: Nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare jep garanci të plotë për cilësinë e miellit dhe të bukës që shqiptarët konsumojnë. Në një komunikim për mediat pas analizimit të 47 monstrave në të gjithë vendin, drejtori i Xinxo garantoi se buka që përdorin shqiptarët nuk përmban mikrobin e njohur si sëmundja e patates.

"Shkaktar që kur është prezent në bukë sjell alternime të saj, sjell ndryshime të kosistencës, së ngjyrës, së aromës dhe e bën të papërdorshme. Gjithsej janë analizuar deri tani 47 monstra, 23 prej tyre kanë dalë dhe flet-përgjigjet, por të gjitha rezultatet kanë qenë negative për praninë e bacillus subtilis. Pra aktualisht nuk kemi të bëjmë me këtë sëmundje deri tani. Është një shqetësim që ka vlerën e vet. Janë analizuar 47, janë marrë nga rrethet Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër deri tani. Janë marrë nga eksporti, një pjesë e mostrave janë marrë nga Italia dhe Turqia. Ka pasur 22 monstra buke dhe 25 mielli dhe unë flas për këtë rezultate", argumentoi ai. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?