Analizë/Çfarë po ndodh me sistemin monetar në botë?

Nga: Aleksandër Tereziu

Kur presidenti Amerikan G.W. Bush, mbajti fjalimin e tij për rendin e ri botëror (NWO), SHBA-të, ishin në kulmin e fuqisë së tyre ekonomike e ushtarake dhe fituese e luftës së ftohtë. Të gjithë shtetet e botës duhet të përqafonin globalizmin. Po si u bënë SHBA-të fuqi ekonomike dominuese në botë?

E para, territori i saj nuk u prek nga lufta e dytë botërore, ndryshe nga Europa që shkatërroi veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

E dyta, në ekonominë e saj vuri në zbatim teknollogjinë e lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E treta, dollari amerikan u bë kartomonedha sunduese në tregun botëror. Të gjithë vendet kishin nevojë për dollarin amerikan.

Po dollari si u forcua kaq shumë?

Nga njëra anë, ai u forcua në saj të institucioneve financiare si, Banka Botërore dhe FMN-ja, ku SHBA-të, kishin influencë të madhe në këto institucione, të cilët jepnin kredi, hua, apo grande në dollarë dhe nga ana tjetër në saj të vendeve të OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës), të cilët naftën e tregtonin vetëm në dollarë (petrodollari). Njësia matëse në vlerë për një fuçi edhe sot është dollari amerikan. Nga tregtia e naftës qarkullonin shuma marrëmendëse.

Pas shembjes se B.R.S.S., Amerika u bë fuqi absolute dominuese në botë.

Me krizën e vitit 2008, që përfshiu bankat amerikane, në Europë filluan të përshpërisnin duke pyetur  nëse, janë më SHAB-të qendra financiare botërore.

Kjo gjë, u vu në diskutim me daljen në skenë të Kinës, si superfuqi ekonomike nga njera anë dhe nga ana tjetër e Rusisë, që po shfaqej dhe ajo si një superfuqi kryesisht ushtarake e cila kërkonte vendin dhe rolin e saj të dikurshëm, si në kohën e luftës së ftohtë. Toleranca e presidentëve të Amerikës para ardhjes së presidentit Trump, bëri që këto dy superfuqi, Kina dhe Rusia të jenë sot faktor në arenën ndërkombëtare, sa që në një artikull të saj “The Economist”, para disa muajsh shprehej, si do ta përballoj perëndimi udhëheqësin e ri të botës, duke nënkuptuar presidentin Putin. Aktualisht diskutohet, se kush është fuqia e parë ekonomike SHBA-të, apo Kina. Situata në tregun botëror ndryshoi, pasi globalizmi ngushtoi hendekun midis vendeve të pasura dhe të varfëra dhe thelloi hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Të pasurit u pasuruan më shumë, të varfërit u varfëruan më shumë. Sot, disa persona kanë pjesën më të madhe të pasurisë së planetit.

Marrëdhëniet e perëndimit me Rusinë, filluan të ftohen përsëri duke dhënë shenjat e një luftë të re të ftohtë. Kulmi i acarimit arriti kur Rusia rimori Krimenë të cilën Hrushovi ja kishte dhënë Ukrainës gjatë kohës së BRSS. Për këtë qellim perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë. Krahas sanksioneve, Rusia u kërcënua se, mund të përjashtohej nga sistemi ndërkombëtar i pagesave “SWIFT”. Për Rusinë, kjo do të ishte njëlloi si një dekleratë luftë. Duke parë se, Amerika po e përdorte dollarin si armë gjeopolitike dhe se, sanksionet mund të dëmtonin ekonominë ruse, kjo e fundit, filloi të largohet nga dollari dhe ju drejtua tregut të arit. Të njëjtën gjë bëri dhe Kina. Sot Rusia dhe Kina, janë dy blerësit kryesor të arit të cilët e përdorin si rezervë valutore. Në saj të blerjeve të mëdha të arit nga këto dy vende çmimi u rrit shumë, gati në trefish. Jo vetëm kaq, por Rusia shiti të gjithë borxhin amerikan. Ndërsa, Kina ka blerë borxhin amerikan në vlerën rreth 1.2 trilion dollarë. Nëse dhe Kina, shet borxhin amerikan, për dollarin do të jetë një goditje e rëndë. Me një fjalë vlera e dollarit në një farë mënyre është në dorë të Kinës.

Duke parë se, Rusia mund të përjashtohet nga sistemi ndërkombëtar i pagesave “SWIFT”, ajo po punon, mbase e ka përfunduar ndërtimin e sistemit të saj ndërkombëtar të pagesave. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Kina dhe ajo ka ndërtuar sistemin e saj të pagesave “CIPS”. Po kështu grupi “BRIKS” (Brazil, Rusi, Indi, Kina, Afrika e Jugut) grup i cili brenda një dekade do të jetë 50% e GDP-së së planetit, po mendon për ndërtimin e sistemit të tyre të përbashkët ndërkombëtar të pagesave. Gjithashtu, ky grup për kundërpeshe të Bankës Botërore dhe FMN-së, ka krijuar bankën e tyre me qendër në Kinë.

Kina, Russia, India dhe vende të tjera, kanë rënë dakor që tregtinë ta bëjnë me monedhën vendase duke nxjerrë jashtë loje dollarin. Kompanite gjigante ruse të karburanteve si gazprom, etj., kanë filluar ti lidhin kontratat e tyre me monedhën vendëse rublën. Të njëjtën gjë, po bën dhe Venezuela e cila me acarimin e marrëdhënieve me Amerikën, po i nënshkruan kontratat e saj të naftës me euro. Duke parë se, dollari po bëhet pengesë për zhvillim e ekonomisë botërore shumë vende po mendojnë të nxjerrin monedhën dixhilale. Vetë facebook ka deklaruar se do nxjerrë monedhën dixhitale “LIBRA”. Aktualisht në Amerike kemi dy grupe. Grupin që mbeshtet dollarin dhe atë që mbështet monedhën dixhitale. Po kështu dhe me internetin. Një vend pa internet do të jetë fatale për të. Me anë të internetit realizohen mbi 10 trilion dollarë transaksione ditore. Për këtë qëllim Rusia po krijon internetin e saj, ndërsa Kina e ka krijuar tashmë. Edhe në Europe kemi dy grupe interesi, ato që kanë lidhje me bizneset amerikane dhe ato që dëshirojnë marrëdhënie më të mira me Rusinë, si një vend i madh dhe me shumë lëndë të para. Gjithashtu, europa nuk dëshiron acarimin e marrëdhënieve me Iranin.

Pse erdhi kjo situatë. Kjo erdhi nga dremitja që bëri amerika me presidentët para Trumpi-t. Amerika duke dale fituese e luftës së ftohtë dhe si lojtare e vetme dominuese në arenën ndërkombëtare, mendoi të vendoste rendin e ri boteror duke u dhëne pas globalizmit. Në këtë aspekt kapitalet amerikane filluan të shkojnë drejt Azisë kryesisht në drejtim të Kinës, gjë e cila ndikoi negativish në ekonominë amerikane sidomos në vendet e punës.

Me ardhjen e presidentit Trump në pushtet, me shprehjen e tij “First Amerika”, situata po ndryshon përsëri në favor të SHBA-ve. Presidenti Trump është me i sukseshmi, jo vetem se ka hapur shumë vende të reja pune, por ekonomia amerikane ka ringritje. Të tjerët para tij e futen amerikën në borxhe. Borxhi i SHBA-ve, aktualisht është mbi 22 trilion dollar. Prandaj z. Trump si njeri inteligjent dhe i ardhur nga bota e biznesit, po rishikon të gjitha kontratat tregtare me vendet e tjera, të cilat kanë qenë në disfavorin e amerikës. SHBA, nga një vend prodhues kaloi në një vend konsumator, që domethënë se bilanci tregtar mund të jetë me tregues negativ.
Presidenti Trump ka dhe nje përballje brendapërbrenda amerikës. Kjo përballje ështe me “Deep State” amerikan që nuk është dakort me politikat e tij dhe që përfaqëson globalizmin. Situata shkoi deri aty, sa donin ta shkarkonin, provë të cilën z. Trump e kaloi me sukses dhe doli dhe më i fortë seç ishte.

Rizgjedhja e z. Trump, do ta bëjë përsëri Amerikën të parën. Nese z. Trump nuk rizgjidhet bota mund të shkoi në një luftë fleksible deri në konflikt bërthamor. Sot, lufta ekonomike është midis SHBA dhe Kinës, ndërsa lufta politike është midis globalizmit që po dështon, nga njera anë dhe nacionalizmit e populizmit nga ana tjetër.

*Ish-Përgjegjës Sektori për Auditimin e Buxhetit Qendror dhe Financimeve të Huaja, në KLSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?