Analizë e masave të sigurisë në IEVP Elbasan, drejtori Kupi përcakton detyrat për strukturat përgjegjëse
Në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe porosive të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, për forcimin e masave të sigurisë dhe zbatimin me rigorozitet të rregullores, Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, Altin Ago, zhvilloi një analizë pune me trupën drejtuese të Policisë së Burgjeve në këtë institucion.
Gjatë takimit u analizuan në mënyrë të detajuar elementët e sigurisë, problematikat e evidentuara gjatë punës, si dhe masat konkrete që duhet të ndërmerren për garantimin e zbatimit të plotë të procedurave dhe rregullave të sigurisë.
Në fokus të analizës ishte rritja e përgjegjshmërisë së strukturave, forcimi i kontrollit dhe mbikëqyrjes, si dhe ndjekja e vazhdueshme e zbatimit të detyrave të përcaktuara. Në përfundim të takimit u përcaktuan detyra konkrete për secilën strukturë përgjegjëse, me qëllim ndjekjen, zbatimin dhe monitorimin e tyre në vijimësi.
Drejtoria e IEVP Elbasan do të vijojë të angazhohet për garantimin e një niveli të lartë sigurie, respektimin e procedurave dhe zbatimin me rigorozitet të rregullores në çdo hallkë të veprimtarisë institucionale.
KOHA JONË SONDAZH

