Anastas Janullatos përcillet sot në banesën e fundit. Kush do të marrë pjesë në ceremoninë mortore

Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Ai do të prehet në Katedralen “Ringjallja e Krishtit”, dëshirë e shprehur nga ai përpara se të ndërronte jetë.

Ceremonia mortore do të mbahet në orën 11:00, teksa paraprakisht do të zhvillohet mesha e përshpirtjes që do të drejtohet nga Bartolemeu, i pari i ortodoksëve në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e ceremonisë pritet të jenë figura të larta të politikës shqiptare. Në ceremoni nuk do të mungojë as kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kabineti i tij prej pesë ministrash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të ndëruar për herë të fundit Janullatos, pritet të marrë pjesë një delegacion përfaqësues nga Vatikani, që do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, Patriarku i Izraelit Theofili i Jerusalemit, Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi, Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë, i Bullgarisë, i Rumanisë, Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali.

Gjatë ceremonisë mortore pritet që të mbahen fjalime nga të pranishmit, përfshirë Ramën dhe homologun e tij grek Mitsotakis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?