“AND e gjetur në bishta cigaresh, çamçakëz dhe doreza”, provat që ka policia për ekzekutimin e Nikulajt

Policia e Shtetit ka pasur shumë prova që ndihmuan në identifikimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj.

Ata kanë gjetur në bagazhin e makinës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave myslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë. Kontrolli i policisë ka vijuar në banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq. Në magazinë ekspertët gjetën qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe një facoletë e përdorur.

Përpos kamerave të sigurisë, prova kryesore që ka policia për atentatorin Ruben Saraiva, janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “Wolsvagen golf 5”.

Nga to u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë.

SHKARKO APP