Andi Bejtja: Kur Teatri besohet më shumë se Shteti
Shoqëria civile dhe Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ishin të paret që bënë thirrje për ndihma. Shumica e qytetarëve iu përgjigjen duke grumbulluar ndihma për banoret në nevojë. Atë që duhet ta bënte shteti, po e bën populli. “Dil me një raport dhe identifiko zonat që kanë nevojë për ndihmë. Shoqëroji këto zona me një numër kontakti për çdo zonë dhe i çon populli ndihmat atje, sikundër ka bërë deri tani. Mjaft kërcënove, se nuk frikëson askënd” shkruan Elona Caslli nje aktiviste aktive per mbrojtjen e Teatrit Kombetar.
Ndërsa analisti Andi Bejtja shkruan në një shenim ne FB se Teatri besohet më shumë se Shteti dhe ka nje thirrje per oligarket: Te nderuar Oligarke neqoftese e doni sado pak Shqiperine, pavaresisht dhimbjes qe mund te ndjeni per momentin, mos jepni asnje kacidhe, se jam i sigurte me kete shtet PPP-sh, do i merni po me PPP pas disa muajsh 4 fish me shume, ashtu sikurse iu shpernda dividenti dhe ne te gjithe do jemi 4 here me te varfer…
Kur Teatri besohet më shumë se Shtet. Një gjë duket qartazi; shumica e atyre që kanë ndarë një pako ndihmash vec kanë më besim t’ia lenë në dorë atyre që protestuan qindra ditë pareshtur tek Teatri kombetar, se sa shtetit Shqiptar…Padyshim, këta janë sot nga më të mirët dhe më të besueshmit Shqiptarë …bashkë me shumë e shumë të tjerë , por sidmos dhe me ata që insistojnë mos u dalë emri për ndihmën që kanë dhënë.
KOHA JONË SONDAZH

