Andi Bejtja: Na terrorizuan që në mëngjes me matrapik

Andi Bejtja ka reaguar i revoltuar, pasi shumica e televizioneve kanë transmetuar live prishjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës.

“Terror televiziv

U mbushën dy orë që televizionet më të mëdha informative në vend japin live pa ndërprerje prishjen e lokalit ” Panorma” të të famshmit tashmë Mihalit….

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të kujt standarteve mediatike mund ta mbash kamerën deri tani dy orë të shembja e një lokali, të prishësh gjithë programet e tjera, për të zenë ekranin me orë të tëra me një matrapik që shemb një mur..

Swiss Digital Mobile Reklama

Fshat mediatik.,.,Fshat i madh mediatik….

Këto tv sot janë vetë Mihali që kanë mbi dy orë që i janë hedhur publikut shqiptar mbi kurriz”, shkruan Bejtja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?