Andi Lila përlotet pas humbjes me Serbinë

 

Mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, i cili e la skuadrën në fund të pjesës së parë për shkak të dëmtimit është shfaqur i përlotur pas ndeshjes. Ai nuk i përmbajti dot emocionet në momentet që ishte duke folur për Supersport.

“Pësova një tërheqje muskulore dhe çuditërisht më ndodh vetëm kur kam ndeshje të tilla, tepër emocionuese, sepse më ka ndodhur edhe kur debutova në Serinë A”, ka thënë ai.

“Jam i bindur që do të kualifikohemi, do të fitojmë në Armeni, por na vjen shumë keq sepse në dy ndeshjet e fundit në shtesë kemi lëshuar pikët që na çonin në Evropian. Jam ende i bindur që do të kualifikohemi, kemi gjithçka në dorën tonë”, shtoi ai.

“Situata ime te PAS Janina, pas Shqiponjës në ndeshjen me Olimpiakosin? Të them të drejtën, nuk e kam fare mendjen aty”.

SHKARKO APP